ShowBizzz

Pasi tha se do të martohet këtë verë, Mozzik tregon edhe unazën e martesës

Mozzik vijon me postimet e tij të dyshimta e ngacmuese pasi tha se mund të martohet këtë verë.

Këtë herë ai ka publikuar një unazë diamanti në Instastory. E pas saj një video ku shkruan “Unë natën e dasmës”.

Kujtojmë se një ditë më parë ai surprizoi fansat me statuset në Instagram ku fillimisht shkroi se ka mundësi të martohet prapë këtë verë dhe postimin e shoqëroi me një emoji me unazë.

Më pas, shtoi se ‘ka mundësia që të bëhet prapë baba’, duke thënë se “gruaja e tij e re” ka mbi 2 milionë ndjekës në Instagram. Më pas shtoi: “E dyta, e vërteta”, me një emoji zogu.