Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka dorëzuar deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2026.
Sipas deklarimit, Hamza nuk ka pasur ndryshime domethënëse nga viti paraprak, duke deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë prej 244 mijë e 700 euro.
Ai ka gjithsej tre banesa, tre garazhe, një shtëpi dhe një parcelë tokë tokë 1 hektarë.
Banesat janë: 98.00 m2, 120.00 m2 dhe 60.00 m2. Ndërsa, garazhet: 16.00 m2, 30.00 m2 dhe 35.00 m2. E, shtëpia është 72.00 m2.
Sipas këtij deklarimi, tre banesat janë të blera, dy garazhe janë të blera dhe një është e trashëguar, ndërsa shtëpia dhe toka janë të trashëguara.
Ndërsa, pasuri të luajtshme, ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës ka mbi 3 mijë euro, ku përfshihen dy vetura: Renault dhe Audi.
Hamza ka rreth 13 mijë euro para të gatshme në banka komerciale së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët.
Poashtu ai me familjen e ngushtë ka mbi 8 mijë euro detyrime financiare në formë kredie.
Bëhet e ditur se Hamza ushtron edhe profesionin e profesorit në kolegjin AAB që nga data 01.10.2017.
