Lajme

PDK-ja dhe Aleanca sërish para Qeverisë, iu bashkohen asamblistë dhe aktivistë nga Drenasi

Përsëri edhe sot, deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës janë mbledhur para hyrjes së Qeverisë, duke kërkuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti që të kthehet në Kuvend dhe të bëhet konstituimi i tij.

Kësaj radhe, atyre iu janë bashkuar edhe asamblistë dhe aktivistë nga Drenasi.

Deputetët e PDK-së, fillimisht, e më pas ata të Aleancës, prej disa javësh po mblidhen para objektit të ekzekutivit, ku po kërkojnë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të rikthehet në Kuvend dhe të mundësohet konstituimi i tij.

Gjatë këtyre protestave para Qeverisë, deputetëve u janë bashkuar çdo ditë aktivistë dhe asamblistë nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Përveç para Qeverisë, deputetët e dy partive opozitare janë mbledhur edhe në sallën e Kuvendit, nga ku kanë mbajtur fjalime lidhur me moskrijimin e institucioneve.

Nga PDK-ja i kanë dërguar disa herë edhe letër kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që të thërrasë seancën për konstituimin e Kuvendit.

Të Ngjashme