Lajme

PDK përsëri para Qeverisë, kërkojnë rikthimin e rendit kushtetues

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur përsëri para hyrjes së Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë bërë të ditur se po i kërkojnë kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, që ta rikthejë rendin kushtetues.

“Edhe sot jemi para Qeverisë: Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues. Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesin e qytetarëve për kalkulimet e tua politike!”, thuhet në postim.

Deputetët e PDK-së janë mbledhur para Qeverisë edhe ditë të tjera, me të njëjtën kërkesë.

Të Ngjashme