Që prej daljes nga Big Brother Vip angazhimet për çiftin Ejlli kanë qenë mjaft të ngjeshura. Luizi ka qenë sa mes Londrës, Amerikës dhe Shqipërisë, ndërsa Kiara në Turqi aty ku dhe zhvilloi xhirimet për “Kepin e Vip-ave”.
Pas rikthimit të tyre në Atdhe, si duket çifti s’po bie në qetësi dhe si duket muaji i tyre i mjaltit po shtyhet sërish. “Në kuadër të dashurisë” është projekti i cili po “detyron” Kiarën, që të qëndrojë afër bashkëshortit të saj dhe të bëjë “muajin e mjaltit” në Korçë, pasi aty po zhvillohen xhirimet për filmin me protagonist kryesorë, Luizin dhe Olta Gixharin.
Së fundmi, këngëtari ka publikuar një fotografi ku shfqet me disa persona në tryezë, në Korçë, ku në mesin e tyre ëstë edhe partnerja Kiara Tito.
“Muaj mjalti në Korçë”, shkruan me humor Luizi në postimin e tij në “Instastory”, duke treguar se moderatorja e shoqëron në xhirimet e filmit.