Kuriozitete

Protesta e së shtunës, Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar 37 efektivë, 24 protestues dhe 4 kalimtarë, mes tyre një i mitur

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar përditësimin mbi situatën e të lënduarve gjatë protestës së zhvilluar të së shtunës, si dhe bilancin e përgjithshëm të pesë ditëve të fundit.

Sipas informacionit të dhënë nga autoritetet shëndetësore, në protestën e së shtunës janë trajtuar gjithsej 65 raste të lënduarish.

Prej tyre, 37 janë punonjës të forcave të rendit, 24 janë protestues, ndërsa 4 janë kalimtarë të rastësishëm, mes të cilëve edhe një i mitur.

Nga këta, 12 persona ndodhen aktualisht të shtruar në Spitalin Universitar të Tiranës, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Gjatë pesë ditëve të fundit numri total i të lënduarve ka arritur në 272 persona. Nga këta, 169 janë punonjës të Policisë së Shtetit, 82 janë protestues dhe 21 janë kalimtarë që kanë pësuar dëmtime gjatë zhvillimit të ngjarjeve.

Të Ngjashme