Lajme

Përplasje në Kuvend e debat i ashpër – PDK sfidon Kurtin me pyetje për Hagën dhe RTK-në

Në sallë nuk erdhi nga fillimi i seancës plenare.

Por me të hyrë në Kuvend të Kosovës, kryeministrin e pritën disa pyetje nga deputetët.

Madje zyrtarët e këtij institucioni i treguan se për çka ishin pyetjet parlamentare në drejtim të tij.

I pari që mori fjalën ishte ish-bashkëpartiaku i tij, Eman Rrahmani, tani deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Përgjigjen e mori, por jo drejtpërdrejt.

Kësisoj, Rrahmani insistoi prapë në përgjigje.

Pas tij, pyetje në drejtim të shefit të Qeverisë pati edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi.

Çështjen e parë, ajo e ngriti për ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po u shkelen të drejtat në Hagë.

Por kundërpërgjigjja e Kurtit ngjalli prapë debat.

Musliu Shoshi nuk u ndal me kaq.

Ajo foli edhe Radio Televizionin e Kosovës.

Në këtë seancë plenare, në rend dite u shtua edhe anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes.

Gjithashtu pati edhe debat parlamentar dhe pyetje jashtë rendit të ditës.

Të Ngjashme