LifeStyle

Pesë pyetje që duhet t’i bëni në takimin e parë

Përshtypja që krijohet në takimin e parë shpesh është vendimtare për t’i dhënë drejtim një lidhjeje.

Nëse sapo keni filluar të takoheni, ose jeni një eksperte në këtë fushë, në momentin që dëshironi të takoni një person gjithnjë gjendeni para dilemës “Për çfarë duhet ta pyes në takimin e parë?”.

Është më se e ditur që në takimin e parë duhet të eleminojmë pyetjet për ish-të dashurin/en, pyetje personale, ose për fenë, politiken. Por, sërish sapo mendojmë pyetjet që duhen bërë bëhemi konfuz.

Ekspertët e kësaj fushe sugjerojnë që qysh në takimin e parë është mirë të bëhen pesë “pyetje të mëdha”.

Çfarë ju bën të qeshni?

Humori është shumë i vlerësuar si një mundësi për komunikim dhe hapësirë në mundësitë për të krijuar një lidhje. Prandaj, nëse mësoni arsyen se për çfarë takimi juaj është argëtues, do të keni një temë atraktive për të dy rreth të cilës mund të bisedoni. Mjafton një temë e cila do t’ju hedhë në rrjedhën e temave të përbashkëta.

Si preferoni t’i kaloni fundjavat?

Kjo lloj pyetjeje, jo vetëm nxjerr në pah preferencat e tij/saj, por do të nxjerrë gjithashtu në pah nëse personi me të cilin jeni në takim është një person i hapur në karakter, ose i mbyllur.

Nëse keni mundësi të shëtisni botën, cilat do të zgjidhni pesë vendet e para?

Një tjetër klishe kur bëhet fjalë për pyetjet që bëhen në takimin e parë. Por, kjo pyetje do t’iu ndihmojë të mbani bisedën e thjeshtë, formale dhe interesante, e cila do t’ju çojë drejt temave edhe më shumë interesante, si pushimet e preferuara. Kjo temë do të nxisë të dy partnerët të hapen më shumë me njëri-tjetrin.

Cili është personi që ka më shumë ndikim te ju?

Të Ngjashme