Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës ka njoftuar të gjithë fermerët se, pas takimit të zhvilluar ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve përkatëse dhe përfaqësuesve të përpunuesve të qumështit, është pezulluar vendimi për ndërprerjen e grumbullimit të qumështit.
Sipas njoftimit, vendimi për ndërprerjen e grumbullimit të qumështit ishte paraparë të hynte në fuqi nga data 01.09.2026, transmeton Klankosova.tv.
“Rrjedhimisht, grumbullimi i qumështit do të vazhdojë deri në një vendim apo njoftim tjetër. Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës do t’i njoftojë fermerët me kohë për çdo zhvillim të mëtejmë”, thuhet në vendim.
