Të premten mbrwma njw person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në orët e mbrëmjes në Banjë të Istogut.
Zyrtari për informim i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova e ka konfirmuar lajmin.
“Sot rreth orës 20:50, Policia është njoftuar se në fshatin Banjë-Istog, një person është lenduar nga arma e zjarrit, Policia menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjës, për të mbledhur provat e nevojshme, i lenduari është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, Policia është duke punuar intensivisht për kapjen e personit të dyshuar”, ka thënë Rugova.
