ShowBizzz

Po Antoneta ç’pati? Bën deklaratën e papritur për Kiara Titon

Duket se hatërmbetjet mes njëri-tjetrit, banorët po i shprehin tashmë që “Big Brother VIP” ka mbaruar.

Një gjë të tillë e bëri pak më parë Antoneta Koçi.

E ftuar në një intervistë për RTV Ora, Antoneta shprehu pakënaqësitë e saj për Kiata Titon.

TS Poll - Loading poll ...

Ajo u shpreh se Kiara në thelb mund të duket vajzë e mirë, por është mjaft arrogante.

“Kiara bëhet mendjemadhe shumë shpejt. Dhe është arrogante. Mua për shembull ta them tani më ka ndodhur në një nga situatat që kemi qenë me xhirime në Big Brother që kundrejt disa personazheve kishte një qasje sikur ishim publik. Nuk kishte atë respektin që duhet të kesh për dikë që e njeh. Pavarësisht se në një moment mund të kesh shumë popullaritet, jetës nuk i dihet asnjëherë. Në një moment mund të jesh më e kërkuara, në një moment mund të jesh e harruara. As kokën nuk e ktheu për të përshëndetur njeri, thjesht shkoi te dy-tre personat që qëndron gjithmonë. Mendoj se herë-pas-here sillet në mënyrë të tillë që të pëlqehet, bën gjëra që do publiku“, u shpreh Antoneta.