LifeStyle

Artistja – Publikimi i pamjeve private, reagon për herë të parë Eli Fara

Eli Fara ka reaguar pas publikimit dhe shpërndarjes së pamjeve private, duke e cilësuar situatën si një shkelje të rëndë të privatësisë dhe dinjitetit.

Në një reagim publik, artistja shprehet se, pavarësisht dhimbjes që i ka shkaktuar situata, nuk ka arsye të turpërohet.

“Turpi u përket atyre që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e një njeriu”, shkruan Fara.

Ajo thekson se fama dhe profesioni nuk ia heqin askujt të drejtën për privatësi, ndërsa paralajmëron se çështjen do t’ia lërë në dorë drejtësisë.

Fara i është drejtuar gjithashtu publikut, duke kërkuar ndalimin e shpërndarjes së pamjeve dhe më shumë njerëzillëk përballë një situate që, sipas saj, po prek jo vetëm atë, por edhe familjen e saj.

“Përpara çdo gjykimi, mendoni për njeriun dhe familjen që po lëndoni”, shkruan artistja në reagimin e saj.

Të Ngjashme