LifeStyle

Detaje – Një javë pasi ia shprehi dashurinë me një mesazh – Elon Musk e lë gruan me të cilën ka katër fëmijë

Shivon Zilis, nëna e katër fëmijëve të Elon Musk, ka publikuar disa mesazhe private që pretendon se ia ka dërguar miliarderi, pasi ai e hoqi nga lista e personave që ndiqte në platformën X.

Zilis ka deklaruar se Musk i ka dhënë fund lidhjes së tyre papritur dhe pa paralajmërim, vetëm disa ditë pasi i kishte shprehur dashurinë. Për të mbështetur pretendimet e saj, ajo ka publikuar edhe pamje nga bisedat mes tyre.

Përmes një postimi në X, Zilis ka thënë se mënyra se si përfundoi marrëdhënia e kishte befasuar.

“Është e vështirë që brenda një jave, pa asnjë paralajmërim, të kalosh nga dashuria te ndarja, por ndonjëherë gjëra të tilla ndodhin”, ka shkruar ajo.

Zilis ka theksuar se postimi i saj nuk është një shprehje hidhërimi, por se ndihet mirënjohëse që ka mundur t’i japë Musk ndjesinë se dikush e “kupton thellësisht, kujdeset për të dhe e do në mënyrë të qetë, me stabilitet dhe butësi”.

It’s hard to go from in love to let go in a week with no warning, but that’s just how it is sometimes 🤷🏻‍♀️

I feel happy that I got to show Elon how it feels to be deeply understood, nurtured, and peacefully loved with stability and gentleness. Given the tumultuous nature of his early life, his often tortured soul, and how hard he fights for humanity I wanted him to feel the deepest and most stable form of love this world can provide. My heart is full knowing I got to do that, and I hope it leaves a lasting good effect.

We were always his safe space. A place where all of us were overjoyed to see him and one that was always full of happiness and love, not war, in contrast to his otherwise militant existence (a needed break from the battlefield where he could recharge his heart and soul before heading back out)

I loved being that counterbalancing place of safety, sense of calm, and love — and delighted in bringing a smile back to his face when he was down. I will miss him dearly.

I’ve loved him more than life itself and he’s taught me 100 lifetimes of knowledge and made my cup overflow with life meaning, so there is a lot of loss, but luckily we created four beautiful little loves of my life ❤️❤️❤️❤️ I am so beyond grateful for our children and they make every single day the best day of my life! I do hope and pray he and I can be great friends and coparents.

I’m hurting, but care deeply about E and will always be cheering for his happiness. God speed, Elon, the world is lucky to have you.

— Shivon Zilis (@shivon) October 2, 2026

Ajo ka publikuar gjithashtu një pamje ekrani, e cila sipas saj tregon një pjesë të bisedës me Musk më 24 shtator. Në mesazhe, ai dyshohet se e quan atë “partneren e tij të jetës” dhe i shpreh dashurinë.

Zilis dhe Musk kanë katër fëmijë së bashku, një fakt të cilit ajo i është referuar veçanërisht në postimin e saj.

“E kam dashur më shumë se jetën. Ai më mësoi gjëra për të cilat përndryshe do të më duheshin njëqind jetë dhe ma mbushi jetën me kuptim. Prandaj ndiej një humbje të madhe, por për fat të mirë, krijuam katër dashuri të vogla dhe të mrekullueshme të jetës sime”, ka shkruar ajo.

Zilis ka shtuar se shpreson që, për hir të fëmijëve, të arrijnë të ruajnë një marrëdhënie të mirë mes tyre.

Në fund të postimit, ajo i është drejtuar drejtpërdrejt Musk duke shkruar: “Më dhemb, por më intereson shumë E-ja dhe gjithmonë do të jem në anën e lumturisë së tij. Paç fat, Elon. Bota është me fat që të ka”. /Telegrafi

Të Ngjashme