Lajme

“Po mundohen me i gjetë diçka”, Buzhala mbështet Sejdiun: Kritikat ndaj tij po i bëjnë…!

Viktor Buzhala ka reaguar pas dakordimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Buzhala ka shprehur mbështetje për Sejdiun, duke thënë se ai po vlerësohet pozitivisht nga qytetarët, ndërsa kritikat ndaj tij, sipas tij, po vijnë vetëm nga persona që kërkojnë të gjejnë diçka për ta kundërshtuar.

“Bekim Sejdiun krejt njerëzit normalë të këtij vendi janë tu e lavdëru. Janë tu mundu me gjetë najsend për të me e kritiku vetëm fëlliqanat.

Kjo e përforcon edhe më tutje argumentin që ai është kandidati i duhur”, ka shkruar Buzhala, transmeton “Bota sot”.

Të Ngjashme