ShowBizzz

Po pajtohen Meritoni dhe Romeo?

Kur u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Meriton Mjekiqi dhe Romeo Veshaj ishin miq, madje edhe aleatë në lojë, deri në momentin kur dinamikat dhe ngjarjet e këtyre 100 ditëve, i kthyen në kundërshtarë në “BBVIP”, madje në “kundërshtarë të egër”.

E megjithatë, edhe pse nuk i kanë kursyer edhe ofendimet ndaj njëri-tjetrit (edhe fjalën e fundit do thonim), duket se situata mes cunave është qetësuar, madje është qetësuar aq shumë sa mund të ketë paqe mes tyre. Këtë e ka konfirmuar Meritoni sot, gjatë një bisede më Franceksën, me këtë të fundit që e ka pyetur moderatorin nëse do pajtohej me Romeon, pyetje së cilës ai i është përgjigjur me shumë qetësi, duke surprizuar disi.

Për më shumë, kjo ishte biseda mes tyre:Françeska: A do ti të pajtohesh me Romeon?Meritoni: Nuk ka të bëjë me pajtesën…

TS Poll - Loading poll ...

Françeska: Unë po të pyes si Françeska, shoqëri midis nesh, jo për lojë. Do të pajtohesh?

Meritoni: Në momentin që ulen gjakërat, nuk kam pse të diskutoj…(kundër Romeos).

Françeska: Ashtu është, s’ke pse i bie kot…Meritoni: Unë kam dhënë një mendim, ai ka dhënë një mendim, ndoshta ka qenë një mendim i njëjtë, ata e kanë marrë sikur po luajmë bashkë, a kupton? Janë ulur gjakërat në këtë shtëpi, siç ndodhi më heret, ditën e festës së beqarisë, me Eglën që pastaj erdhi më drejtoi gishtin si përndjekës. A e kupton? Ulen gjakërat, unë kam patur disa mendime, ai ka patur disa mendime të veta dhe ka menduar se po luajmë ping-pong…”



ks