Lajme

Policia konfirmon se zyrtari i tyre u lëndua në aksidentin në Malishevë

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ku janë përfshirë katër automjete.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi  Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku bëri të ditur se njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rrugës dhe ka goditur një zyrtar policor.

Polici ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Për trajtim mjekësor janë dërguar edhe katër persona të tjerë.

“Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur rastit dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit” ka thënë Elezaj.

Të Ngjashme