Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Kaçanik sekuestron një armë gjuetie pa leje.
Në njoftim shtohet se, arma i është sekuestruar të dyshuarit N.B 51 vjeçar.
Njoftimi:
Policia në Kaçanik sekuestron një armë gjuetie pa leje
Policia në Kaçanik, në vazhdën e hetimeve për një rast të vjedhjes së rëndë në tentativë, të ndodhur në rrugën “Idriz Seferi”, ka identifikuar një person të dyshuar për posedim të paautorizuar të armës.
Gjatë hetimeve, të dyshuarit N.B. ( 51 vjeç) i është sekuestruar një armë gjuetie, për të cilën nuk posedonte leje të vlefshme.
Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
