Lajme

Pozhari: Duke i parë reagimet, LDK është më afër shpartallimit se bashkimit

Rikthimi i Vjosa Osmanit në Lidhjen Demokratike e cila në zgjedhjet e 7 qershorit do të jetë bartëse e listës dhe kandidate për presidente nga kjo parti, ka ngjall reagime dhe pakënaqësi nga disa individë brenda kësaj partie.

Abdixhiku këtë e bëri në atë që e kishte quajtur “bashkimi i së djathtës”.

Por, renditja në listën e deputetëve të disa figurave që ju bashkuan Osmanit në LDK ngjalli reagime dhe pakënaqësi edhe më të mëdha.

Konsulenti politik, Xhevdet Pozhari ka thënë se duke i parë këto reagime, LDK është më afër shpartallimit se sa bashkimit.

Duke i parë reagimet nga kampi i LDK-së e kam përshtypjen se më afër janë shpartallimit sesa bashkimit”, ka thënë Pozhari në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Hykmete Bajrami dhe Avdulla Hoti ishin figurat që kundërshtuan kthimin e Osmanit. Madje, ata nuk morën pjesë as në tubimin ku LDK u prezantoi Osmanin.

Por, sipas politologes, Arta Tahiri-Beqa, pavarësisht pakënaqësive kjo nuk do të ketë ndikim në votat e LDK-së

Nuk është e vërtetë. Në qoftë se ka pakënaqësi brenda LDK-së ato vota mbesin në LDK. Po i përmend me emra janë Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti janë brenda listës së LDK-së.

Të Ngjashme