Lajme

Pritje të shkurtra në kufi, deri në 10 minuta në dy pika

Pritjet në pikat e kalimit kufitar të Kosovës janë të shkurtra, sipas të dhënave të përditësuara të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Në shumicën e pikave, koha e pritjes për automjete në hyrje dhe dalje është 3 deri në 5 minuta, ndërsa në Dheu i Bardhë dhe Merdarë, dalja nga Kosova shënohet me pritje prej 5 deri në 10 minuta.

Ndërkohë, nuk raportohet për kolona në asnjërën prej pikave kufitare, qoftë në hyrje apo në dalje.

Sa i përket kamionëve, pritjet në të gjitha pikat e kalimit kufitar janë 3 deri në 5 minuta, pa kolona.

Të dhënat janë përditësuar në ora 15:21

Të Ngjashme