Lajme

Protesta para Kuvendit, qytetarët hedhin mjete piroteknike drejt policisë

Shumë qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, pranë hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku po vazhdon protesta me kërkesën për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Protestuesit po qëndrojnë në hapësirën para objektit të Kuvendit, duke kërkuar nga deputetët që ndryshimet në ligj të miratohen në lexim të dytë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka shtuar praninë dhe masat e sigurisë përreth objektit të Kuvendit dhe institucioneve përreth.

Gjatë protestës, disa qytetarë kanë shprehur revoltën ndaj zhvillimeve të fundit duke hedhur mjete piroteknike në drejtim të hyrjes së Kuvendit, ku janë të vendosura njësitet policore.

Protesta po zhvillohet në kohën kur plotësim-ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara ende nuk janë sjellë për votim në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Të Ngjashme