Një qytetar në protestën e 46-të radhazi para Kryeministrisë ka kërkuar reagim nga SPAK dhe i ka bërë thirrje të arrestojë kryeministrin Edi Rama, Belinda Ballukun dhe kreun e PD-së, Sali Berisha.
Protestuesi u ndal te çështja e Belinda Ballukut, duke pyetur pse kryeministri Edi Rama nuk ia dorëzon atë SPAK, i cili ka kërkuar arrestimin e saj.
“Pse Edi Rama nuk e dorëzon Belinda Ballukun? Pse nuk e dorëzon? Po qarkullon një video ku thuhet se i ka bërë presion Belinda. Largohu, s’ke turp! Kryeministër i qelbur“, tha protestuesi, ndërsa shtoi se “SPAK-u duhet të reagojë. Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, ta arrestojë në zyrë. Arrestoni Ramën, arrestoni Berishën, arrestoni Ballukun dhe na shpëtoni nga kthetrat e këtyre”.
Qytetari u bëri thirrje edhe ambasadorëve në Shqipëri që, sipas tij, të dëgjojnë kërkesat e qytetarëve që protestojnë dhe t’i dalin në krah.
“U bëj thirrje ambasadorëve në Shqipëri të shohin protestën dhe kërkesat e qytetarëve, të bëhen bashkë me ne dhe të na ndihmojnë”, tha ai.
Qytetari: Pse Edi Rama nuk e dorëzon Belinda Ballukun? Pse nuk e dorëzon? Po qarkullon një video ku thuhet se i ka bërë presion Belinda. Largohu, s’ke turp! Kryeministër i qelbur. Zhduku, sepse nuk i duhesh këtij populli. Si ti, si Berisha, e keni qelbur këtë vend. Ju bëj thirrje të forcojmë radhët në këtë protestë, t’i rrëzojmë. Ata janë të rrëzuar, të mbaruar.
Ta dinë mirë, si Edi Rama, ashtu edhe Sali Berisha, se nuk ka më politikë të vjetër. Do të dalë rinia dhe do të nxjerrë përfaqësuesit e saj. Nuk mundet që këto figura të korruptuara, të inkriminuara, të na përfaqësojnë ne në BE. Nuk kanë asnjë të drejtë morale. Këta janë hajdutë. Nëse na pret Europa me këta, atëherë nuk është Europë.
U bëj thirrje ambasadorëve në Shqipëri të shohin protestën dhe kërkesat e qytetarëve, të bëhen bashkë me ne dhe të na ndihmojnë. SPAK-u duhet të reagojë. Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, ta arrestojë në zyrë. Arrestoni Ramën, arrestoni Berishën, arrestoni Ballukun dhe na shpëtoni nga kthetrat e këtyre.
