Lajme

Qelaj: Viktima vdiq në duart e shtetit, rrezikon përsëritja e rastit të Arlindës

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së viktimës, duke thënë se ajo kishte kërkuar ndihmë nga institucionet para se të vdiste.

“Viktima, pasi e ka paraqitur rastin dhe ka vdekur, konsiderohet se ka vdekur në duar të shtetit”, ka deklaruar Qelaj për emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai ka bërë të ditur se është në pritje të përfundimit të hetimeve, pas të cilave do të dalë me një raport.

“Unë jam në pritje të përfundimit të hetimeve dhe do të dal me një raport. Autoritetet nuk duhet të bien nën ndikimin e presionit të madh publik, por duhet të analizojnë se ku është gabuar”, ka thënë ai.

Qelaj ka theksuar se shteti duhet të marrë masa për raste të tilla, duke paralajmëruar se një ngjarje e ngjashme mund të ndodhë sërish në Kosovë.

“Unë kam paralajmëruar sot se edhe një rast tjetër i tillë mund të ndodhë në Kosovë”, ka deklaruar Avokati i Popullit.

 

Të Ngjashme