Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” ka nisur zyrtarisht mbrëmjen e sotme, më 30 tetor, por gjatë spektaklit të parë nuk ka munguar edhe një moment i sikletshëm për moderatorin Alaudin Hamiti.
Teksa po fliste për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë, një ngjarje e rëndë që ka marrë vëmendje të madhe në Kosovë, moderatori ka ngecur disa herë gjatë fjalës, duke e pasur të vështirë të përfundonte fjalinë.
Momenti ndodhi teksa Hamiti po njoftonte një kontribut financiar prej 5 mijë eurosh nga Klan Kosova, por nuk arriti ta formulonte qartë deklaratën.
“Klan Kosova do të dhurojë 5 mijë euro për të gjitha… për të… në fakt… do të dhurojë 5 mijë euro për të gjitha…”, u shpreh ai, duke ndërprerë disa herë fjalinë.
https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2026/10/SaveClip.App_AQPOeSyfgT78YYi5zJ1591k-uLruEM38Ky2LrxnHfGEXm3DEOOTG67AdZb0GmBwqW0gr8N4j-55J4k2_As6uOOk0pKI4dUhkWjgGzvA.mp4
Në pamjet nga transmetimi, moderatori dëgjohet duke përsëritur fjalët dhe duke u përpjekur të vazhdojë komunikimin, pa arritur të sqarojë menjëherë se për kë ishte menduar donacioni.
Ky moment ndodhi gjatë hapjes së sezonit të ri, në pjesën kur produksioni kishte zgjedhur t’i kushtonte vëmendje ngjarjes së rëndë në Pejë.
Ndërkohë, “Big Brother VIP Kosova 5” nisi sonte spektaklin e parë zyrtar, pasi tre konkurrentë kishin hyrë në shtëpi që një natë më parë, më 29 tetor.
Pavarësisht ndërprerjeve në fjalën e moderatorit, spektakli vijoi me prezantimin e banorëve të rinj që do të jenë pjesë e këtij edicioni.
