ShowBizzz

Qeshi me komentin e Luizit, prishen raportet e Arbanës me Armaldon?

Pak ditë më parë, një koment i Luiz Ejllit në postimin e Armaldo Kllogerit mori mjaft vëmendje.

Fito me elegancë, humb me dinjitet“, shkroi Armaldo në foton e publikuar në Instagram, ku shihej duke luajtur lojën shah.

Ndërsa në koment, Luizi ia ktheu: “Ose mos luaj fare kur nuk di“.

TS Poll - Loading poll ...

Komenti i Luizit i referohej lojës së Armaldos në BBV, ku zgjodhi të pozicionohej krah Oltës, çka solli dhe eliminimin e tij nga reality show.

Në këtë postim të Armaldos, vëmendje mori dhe komenti i Arbana Osmanit, e cila replikoi te komenti i Luizit duke qeshur.

Pikërisht për këto komente të Luizit dhe Arbanës, Armaldo Kllogjeri u pyet mbrëmjen e sotme teksa ishte i ftuar në “Më lër të flas”.

Romeo Veshaj iu drejtua Armaldos se në rrjet po përflitet se mes tij dhe Arbanës janë prishur raportet, shkak komenti i kësaj të fundit.

Megjithatë, Armaldo konfirmoi se aludimet nuk janë të vërteta.

Romeo: Trego të vërtetën, a flet me Arbanën pas komentit në postimin tënd?

Armaldo: Me Arbanën flas, po them të vërtetën.

Ndërsa, i pyetur nëse flet me Valbona Memën, pasi thuhet se “i ka vjedhur punën”, Armaldo tha:

“Po flasim. Shume shpejt do takohemi te pime nje kafe”.