Lajme

Qeveria rregullon “turizmin” e administratës, ja si do të paguhen udhëtimet jashtë vendit me paratë e shqiptarëve

Në një kohë kur qytetarët protosotjnë për korrupsionin e kësaj qeveri, Edi Rama ka gjetur kohën të hartojë një manual të ri për mënyrën se si administrata do të udhëtojë jashtë vendit me fondet e buxhetit të shtetit. Vendimi i miratuar nga qeveria nuk vendos kufizime për udhëtimet. Përkundrazi, ai përcakton me imtësi se si do të organizohen, kush do t’i autorizojë, në çfarë hotelesh do të akomodohen zyrtarët, sa dieta do të marrin dhe cilat shpenzime do të paguhen me paratë e taksapaguesve.

Nga ministrat dhe drejtuesit e institucioneve, te këshilltarët e jashtëm, administrata qendrore, bashkitë dhe institucionet e pavarura, të gjithë do të përfitojnë nga skema e re financiare sa herë që do të nisen për konferenca, takime pune apo trajnime jashtë Shqipërisë. Një nga pikat që bie më shumë në sy është akomodimi. Vendimi autorizon që zyrtarët e kategorive më të larta të sistemohen në hotele deri në pesë yje, ndërsa kategoritë e tjera në hotele me katër ose tre yje. Madje, dokumenti parashikon që, në raste të veçanta, mund të prenotohet edhe një hotel me klasifikim më të lartë, nëse rezulton më ekonomik ose nëse rezervimi bëhet nga organizatorët e aktivitetit. Por hoteli është vetëm një pjesë e faturës.

NEWS  Çfarë ndodhi? Pas protestave masive, PS mbledh nesër me urgjencë Kryesinë dhe grupin parlamentarQeveria do të paguajë biletat e avionit vajtje-ardhje, transportin drejt dhe nga aeroporti, lëvizjet ndërmjet qyteteve të ndryshme në shtetin pritës, tarifat rrugore, siguracionin shëndetësor, vizat, si dhe çdo detyrim tjetër që kërkohet nga vendi pritës. Përveç kësaj, punonjësit do të përfitojnë dieta ditore për ushqimin, të përcaktuara sipas shtetit ku udhëtojnë dhe funksionit që mbajnë. Për trajnimet afatshkurtra është vendosur një dietë fikse prej 40 euro ose dollarë në ditë, në rastet kur ushqimi nuk mbulohet nga organizatorët.

NEWS  Gjyqi në Hagë/ Prokurorja speciale kërkon 45 vite burg për ish-krerët e UÇKNjë tjetër risi është se çdo institucion do të duhet të hartojë që në fillim të vitit një program me të gjitha aktivitetet ndërkombëtare ku planifikon të marrë pjesë. Programi do të miratohet nga drejtuesi i institucionit dhe mund të ndryshohet gjatë vitit, nëse lind nevoja për udhëtime të tjera. Punonjësit nuk do të presin më kthimin për të marrë paratë. Vendimi parashikon që ata të marrin paraprakisht në llogarinë bankare fondet për shpenzimet e udhëtimit, ndërsa pas kthimit financa e institucionit do të bëjë rakordimin përfundimtar.

NEWS  “Çmimi nuk është rritur aq shumë”, ministrja Delina Ibrahimaj thotë se litri i naftës në Shqipëri është normal: Grosistët e karburanteve kanë premtuar se do fitojnë pak këtë periudhëNëse është shpenzuar më pak, diferenca kthehet në Thesar; nëse është shpenzuar më shumë, institucioni kryen rimbursimin. Dokumenti përcakton edhe rastet kur shpenzimet mbulohen nga organizatorët e aktivitetit. Nëse pala pritëse paguan gjithçka, institucioni shqiptar nuk kryen asnjë pagesë.

Nëse mbulon vetëm një pjesë të kostove, shteti paguan diferencën. Qeveria e paraqet vendimin si një mënyrë për të rritur disiplinën financiare dhe planifikimin e udhëtimeve zyrtare. Megjithatë, akti nuk vendos kufizime për numrin e delegacioneve apo për fondet që do të përdoren për udhëtimet jashtë vendit. Ai thjesht përcakton më qartë se si do të paguhet çdo biletë avioni, çdo natë hoteli, çdo dietë dhe çdo shpenzim tjetër, të gjitha me fondet e buxhetit të shtetit.

Të Ngjashme