Lajme

Rama për shtëpinë në rrugën A: E ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale

Kryetari i Prishtinës është deklaruar për shtëpinë në rrugën A e cila është shembur gjatë punimeve në këtë rrugë.

Ai ka thënë se kjo shtëpi është e ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale.

Rama ka thënë se evakuimi i banorëve që kanë banuar në këto objekte është bërë para 2 vitesh dhe se komuna ka paguar dhe vazhdon të paguajë qeranë, edhe pse sic ka thënë ai ndërtimet kanë qenë pa leje.

“Shtëpia në Rrugën A:është ndërtuar pa leje;ndodhet në pronë komunale. Evakuimi i familjeve që banonin në këto objekte është bërë para 2 vitesh, për shkak të punimeve në “Rrugën A” dhe rrezikut të rrëshqitjes së dheut. Edhe pse këto objektet kanë qenë të ndërtuara pa leje në pronë komunale, Kryeqyteti ka paguar dhe vazhdon të paguaj shpenzimet e qirasë për familjet e evakuuara. Lusim personin në fjalë që të mos rrezikojë jetën e tij dhe të ekipeve tona duke hyrë në këtë zonë, e cila mbetet e rrezikshme për shkak të punimeve dhe është pronë komunale”, ka shkruar Rama.

Pronari i kësaj shtëpie të martën ka refuzuar të largohet nga aty, duke kërkuar kompensim sic ka thënë ai për dëmin e shkaktuar.

Të Ngjashme