Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në postin e presidentes së Kosovës.
Rama ka thënë se Shiroka-Pula është person që, sipas tij, mendon përtej partive politike dhe mund të kontribuojë në bashkimin e shoqërisë.
Ai ka vlerësuar përvojën e saj akademike, shkencore dhe politike, duke i uruar sukses në detyrën e re.
“Unë i kam uruar presidentes së re, i uroj të gjithëve, qeverisë, opozitës, që në fund kanë mundur me u marrë vesh për një person si Justina Shiroka-Pula, një mikeshë faktikisht, një person i mrekullueshëm, një person me një eksperiencë gjatë akademike, shkencore, politike, e që mendon faktikisht përtej partive politike. Pra është një person që gjithsesi besoj që bashkon komunitetin, bashkon shoqërinë tonë dhe i uroj çdo të mirë në këtë mision të madh faktikisht që tash e ka në dorë për me i shty përpara proceset e mëdha për vendin tonë. Urime, urime presidentes!”, deklaroi Rama.
