Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe, Shnezhana Paunoviq që përmendi “spastrimin etnik” të Kosovës, duke iu përgjigjur kritikave për mungesën e një reagimi të menjëhershëm nga ana e tij.
Në një postim në platformën “X”, Rama tha se Shqipëria ka reaguar përmes ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke përmend se kjo është mënyra se si vepron një shtet që respekton veten.
Kryeministri shqiptar kritikoi kërkesat për reagime të vazhdueshme ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë, duke thënë se Tirana nuk duhet të shndërrohet në “një kor histerik” sa herë që bëhen deklarata të tilla.
“Ne kemi reaguar përmes ministrit të Jashtëm, siç bën një shtet me respekt për veten”, shkroi mes tjerash Rama.
