Prej javësh në media dhe rrjetet sociale po flitet për një afrim mes Xhensila Myrtezajt dhe Ledri Vulës, me spekulimet që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.
Një detaj që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve lidhet me Agron Vulën, babain e reperit, i cili e ndjek Xhensilën në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, këngëtarja nuk rezulton ta ndjekë atë, fakt që ka nxitur diskutime të ndryshme mes fansave.

Kujtojmë se në të kaluarën, Sara Hoxha, ish-partnerja e Ledrit, gëzonte një raport shumë të mirë me Agron Vulën. Edhe pas ndarjes së çiftit, ata kanë vazhduar të mbeten miq në rrjetet sociale, duke treguar respektin që ruajnë për njëri-tjetrin.
