Lajme

Raportohen rreth 508 euro të dyshuara si të falsifikuara, sekuestrohen për ekzaminim

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se gjatë numërimit të parave ka vërejtur se një shumë prej rreth 508 eurosh dyshohet të jetë e falsifikuar.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se, paratë e dyshuara për falsifikim janë sekuestruar nga autoritetet për ekzaminim të mëtejshëm.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë numërimit të parave, kanë rezultuar si të dyshuara për falsifikim para në vlerë rreth 508 €. Paratë e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminim”, thuhet në raportin e Policisë./teve1.info/

Të Ngjashme