Ambasada amerikane në Tiranë ka dalë me një reagim në “Facebook” lidhur me ratifikimin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh nga SHBA-të.
Ambasada në reagim thekson se kjo marrëveshje do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen.
Ndër të tjera kjo hua do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035.
NEWS LAJM I FUNDIT/ Tjetër deputet i PS-së përfundon në SPAK“Sot, Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Foreign Military Fund (FMF), e cila do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen, që parashikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035”, shkruhet në reagimin e ambasadës.
NEWS Nga 1200 deri në 2300 euro/ Rama “hap thesin” për Policinë, ja sa do paguhen tani efektivët
