Në dasmën e vajzës së Shkurte Fejzës, vëmendje mori një moment i papritur që përfshiu këngëtaren e muzikës popullore, Remzie Osmani, dhe një gazetare të pranishme në festë.
Gjatë një pyetjeje që lidhej me raportin e saj me këngëtaren Mihrije Braha, Remzie Osmani reagoi duke ia larguar mikrofonin gazetares dhe përdori një fjalë fyese ndaj saj.
Videoja e këtij momenti është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.
Ngjarja ka ngritur pikëpyetje nëse reagimi i këngëtares ishte i drejtuar ndaj gazetares për mënyrën e pyetjes apo nëse lidhej me temën e raportit të saj me Mihrije Brahën.
Remzie Osmani eskalon në dasmën e vajzës së Shkurte Fejzës, gjuan mikrofonin
