Mbrëmjen e së shtunës u mbajt finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2026 në Vjenë të Austrisë, ku 25 shtete konkurruan për trofeun prestigjioz dhe të drejtën për të organizuar Eurovision-in e vitit të ardhshëm.
Pas një nate maratonë plot performanca, muzikë dhe emocione, fituesja e edicionit të 70-të të Eurovisionit u shpall Dara, që përfaqësoi Bullgaria me këngën “Bangaranga”.
Artistja arriti të grumbullojë plot 516 pikë, duke marrë mbështetje të madhe si nga publiku, ashtu edhe nga juritë profesionale.
Në vendin e dytë u rendit Izraeli me artistin Noam Bettan dhe këngën “Michelle”, ndërsa podiumin e plotësoi Rumania me Alexandra C?pit?nescu dhe këngën “Choke Me”.
Pesë vendet e para të Eurovision 2026 u renditën kështu:
Bulgaria – “Bangaranga” / Dara – 516 pikë
Izrael – “Michelle” / Noam Bettan – 343 pikë
Rumania – “Choke Me” / Alexandra C?pit?nescu – 296 pikë
Australia – “Eclipse” / Delta Goodrem – 287 pikë
Italia – “Per sempre sì” / Sal Da Vinci – 281 pikë
Ndërkohë, Shqipëria, e përfaqësuar nga Alis me këngën “Nan”, u rendit në vendin e 13-të në finalen e madhe.
Eurovision Song Contest mbetet një nga kompeticionet muzikore më të ndjekura në botë, i organizuar çdo vit nga Bashkimi Europian i Transmetuesve (EBU). Konkursi ka nisur që në vitin 1956 dhe bashkon dhjetëra vende europiane, dhe jo vetëm, në një spektakël që ndërthur muzikën, performancën dhe kulturën.

