ShowBizzz

Rihanna mirëpret fëmijën e dytë me A$AP Rocky

Rihanna bëhet nënë për herë të dytë.

Këngëtarja 35-vjeçare dhe partneri i saj 34-vjeçar, A$AP Rocky, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë, konfirmuan burime për revistën PEOPLE.

Gjinia dhe emri i foshnjës së çiftit nuk është bërë ende i ditur, por sipas TMZ fillon me shkronjën “R”.

Çifti tashmë janë prindër të djalit të tyre, RZA, i cili është 15 muajsh. Rihanna zbuloi shtatzëninë e saj të dytë gjatë performancës së saj në shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl të këtij viti.

Përpara rikthimit triumfues të superyllit në skenë për herë të parë në shtatë vjet, këngëtarja fituese e Grammy-it foli për mëmësinë që ishte arsyeja më e madhe që ajo bëri hapin drejt rikthimit në skenë.

“Kur bëhesh nënë, ndodh diçka që të bën të ndihesh sikur mund të përballesh me botën”, tha ajo gjatë një interviste të 9 shkurtit me Apple Music.