Lajme

Rizvanolli nxjerr në pah deklaratat kundërthënëse të PDK-së

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të opozitës lidhur me pakon urgjente për qytetarët, duke akuzuar për mospërputhje mes deklaratave dhe veprimeve.

Ajo ka rikujtuar se më 3 prill, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kishte kërkuar një pako urgjente për të mbrojtur qytetarët nga vështirësitë ekonomike.

Megjithatë, sipas saj, më 25 prill e njëjta parti votoi kundër pikërisht kësaj pakoje, duke u rreshtuar në të njëjtin qëndrim me Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lista Serbe (LS) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Postim i plotë:

PDK, 3 prill: Kërkon pako urgjente për të mbrojtur qytetarët.

PDK, 25 prill: Voton KUNDËR për të mos lejuar pakon urgjente, bashkë me LDK, LS e AAK.

Kaq sa i përket brengës së tyre për qytetarët!

Të Ngjashme