Lajme

Rohde: Mirëpres përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Rohde, e ka cilësuar hap kyç drejt disbursimit të parë sipas Planit të Rritjes së BE-së.

“Mirëpres përkushtimin e qartë dhe publik të Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë të udhëhequr nga BE-ja në një frymë konstruktive. Ky është një hap kyç drejt disbursimit të parë sipas Planit të Rritjes së BE-së”, ka shkruar Rohde në platformën “X”.

Ndryshe, kryeministri Kurti, të premten e kaluar, në një takim që ka pasur në Bruksel, me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, ka thënë se Kosova vazhdimisht ka qenë palë konstruktive në dialog dhe se e ka në interes përmbylljen e këtij procesi./teve1.info/