ShowBizzz

Romeo surprizohet nga mesazhi i Donaldit, nuk i mban dot lotët (Video)

Pasditen e sotme, banorët janë mbledhur në living teksa janë pozicionuar përballë Led Wall-it dhe kanë lexuar mesazhet e ardhura për ata.

Një mesazh tepër emocionues ka ardhur dhe nga Donaldi për Romeon, ku ky i fundit nuk i ka mbajtur dot lotët.

“Tani të kuptoj çfarë ke përjetuar edhe ti, por sado e vështirë për mua, prapë ja vlen!”, shprehet ndër të tjera Donaldi.

TS Poll - Loading poll ...

Teksa e lexoi mes emocionesh, Romeo e përshëndeti binjakun duke e falenderuar pafund dhe pranë tij qëndroi Heidi teksa mundohej ta qetësonte.

Pas marrjes së mesazhit, Donaldi ka reaguar teksa ka publikuar momentin kur Romeo lexon mes lotësh dhe shkruan: “Më ka marrë shumë malli shpirt! Të dua shumë!”