Rozana Radi ka zbuluar një situatë të papritur që lidhet me një projekt të saj muzikor, duke treguar se u detyrua të tërhiqej nga publikimi i një kënge pasi mësoi se ajo ishte shitur dy herë nga kompozitori.
Këngëtarja rrëfeu se projekti ishte menduar si një bashkëpunim me DJ Iliano, bazuar në një këngë të Rezarta Shkurta, por gjatë përgatitjeve për videoklipin zbuloi probleme me të drejtat e autorësisë, çka e detyroi të ndalonte publikimin e saj.
