Avokati Visar Rrecaj ka thënë se kriza për zgjedhjen e presidentit ka filluar pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, pasi sipas tij nga 28 dhjetori është parë që nuk ka gatishmëri për zgjedhjen e presidentit.
Rrecaj duke komentuar takimet e fundit mes LVV-së dhe LDK-së, por edhe ofertën për PDK-në ka thënë se nuk kanë qenë parimore, pasi sipas tij, opozita e ka bërë të qartë se nuk duan të jenë pjesë e qeverisë.
Kurti pas takimit me Abdixhikun tha se i kishte ofruar 4 ministri dhe postin e kryetarit të Kuvendit, të cilat ishin refuzuar, ndërsa PDK-së ia kishte ofruar postin e kryeparlamnetarit.
Por, sipas Rrecaj këto oferta nuk kanë qenë serioze.
“Kriza politike e zgjedhjes së presidentit ka fillua më 28 dhjetor, sepse nga ajo datë nuk ka pas gatishmëri as nga LVV as nga paritë opozitare që ta zgjidhin këtë çështje. Të gjithë e kanë ditur se asnjëra parti nuk i ka numrat për zgjedhjen e presidentin, pa një bashkëpunim. Takimet e fundit e LVV me PDK-në e LDK-në konsideroj që nuk janë parimore, sepse partitë opozitare kanë pas qëndrim se nuk duan të hyjnë në qeveri. Nuk janë serioze përpjekjet e LVV-së”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Rrecaj ka thënë se LVV ka mundësi t’i parandalojë zgjedhjet nëse ka vullnet dhe këtë mund ta bëjë duke hyrë në negociata serioze me opozitën.
28 prilli është afati i fundit kur Kuvendi duhet ta zgjedh presidentin në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve.
