Lajme

Rrustemi ‘godet’ Petrit Selimin: Pse hesht për deklaratën skandaloze të ministres serbe?

Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka kritikuar ish-zëvendësministrin Petrit Selimi për mungesën e reagimit ndaj deklaratës së ministres serbe Snežana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të Millosheviqit në vitin 1998, do të kryente spastrimin etnik të Kosovës.

Rrustemi kujtoi se Selimi ishte fotografuar me Ivica Daçiqin në Prishtinë vite më parë, duke shtuar se deklaratat dhe veprimet e Serbisë dëshmojnë se politika e saj ndaj shqiptarëve nuk ka ndryshuar. Sipas tij, mosreagimi i Selimit përbën “gabim mbi gabimin”.

Postimi i plotë:

Asnjë reagim nga Petrit Selimi për deklaratën e ministres së Daçiqit e Vuçiqit, e cila deklaroi: “Po të isha unë Millosheviqi në vitin 1998, do të kryeja spastrimin etnik të Kosovës.”

Petrit Selimi para 11 vitesh e kishte pritur e ishte fotografuar me Daçiqin në Prishtinë, sikur nuk ka ndodhur asgjë e sikur Serbia ka ndryshuar. Por deklarata e fundit e bashkëpunëtores së Ivica Daçiqit, veprimet e vazhdueshme të Serbisë e mbrojtja që Daçiq i bëri ministres serbe janë prova të qarta se Serbia e sotme nuk dallon sa i përket shqiptarëve nga Serbia e Millosheviçit. Vetëm mundësitë nuk i kanë si dikur.

Reagimi i Petrit Selimit megjithatë do të ishte vetdistancim nga një politikë e gabuar, nga një qasje jodinjitoze në atë kohë, sikurse që mosreagimi sot paraqet gabim mbi gabimin.

Të Ngjashme