Bota

Rusia dhe Ukraina plotësojnë dëshirën e Trump. Tre ditë armëpushim

Presidenti Donald Trump ka njoftuar një armëpushim tre-ditor midis Rusisë dhe Ukrainës, si një përpjekje të re për të ulur tensionet në luftën që vijon prej vitesh.

Marrëveshja parashikon pezullimin e të gjitha veprimeve ushtarake, si dhe një shkëmbim të madh të të burgosurve, me 1,000 të ndaluar nga secila palë. “Ky armëpushim do të përfshijë pezullimin e të gjithë aktivitetit, si dhe një shkëmbim të burgosurish prej 1,000 të vetë nga secili vend.

Shpresoj të jetë fillimi i fundit i një lufte të gjatë!”, tha presidenti amerikan.

Në postimin e tij, Trump tha se e kishte kërkuar personalisht armëpushimin tre-ditor dhe “e vlerësoj shumë marrëveshjen e Presidentit Vladimir Putin dhe Presidentit Volodymyr Zelensky”.

Më pas, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky konfirmoi pjesëmarrjen e Kievit në marrëveshje, ndërsa mediat shtetërore ruse raportuan se edhe Moska ka pranuar armëpushimin. Sipas raportimeve, armëpushimi vjen pas një serie akuzash të ndërsjella për shkelje të marrëveshjeve të mëparshme dhe sulmeve të vazhdueshme në vijat e frontit.

/tiranapost

Të Ngjashme