ShowBizzz

Sara Gjordeni flet për shtatzëninë e dytë, sqaron spekulimet për gjininë e bebit

Sara Gjordeni ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së dytë, ndërsa ka reaguar edhe ndaj aludimeve që po qarkullojnë në rrjet për gjininë e bebit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo tregoi se ka marrë shumë urime nga ndjekësit, duke pranuar se emocionet e kanë bërë edhe të qante.

“Bebi është shumë mirë, por është një shtatzëni të cilën nuk do e konsideroja aspak të lehtë sa u përket simptomave të mia”, shkroi Sara.

Ajo ndaloi veçanërisht te komentet që e konsiderojnë të kryer faktin se vajza e saj Nea do të bëhet me motër, duke sqaruar se ende nuk e dinë gjininë e foshnjës.

“E di që plot kanë shkruar si fakt të kryer se Nea do të bëhet me motër, por ne nuk e dimë ende gjininë e bebit”, u shpreh ajo, duke shtuar se këtë moment do ta ndajnë me publikun kur të jenë gati.

Në fund, Sara falënderoi të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen që po merr gjatë kësaj periudhe speciale për familjen e saj.

Të Ngjashme