ShowBizzz

Së shpejti bashkëpunimi me…/ Juela Nikolli zbulon hapat e radhës në muzikë: Dua të fokusohem te këngët energjike

E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë këngëtarja Juela Nikolli, e cila ka folur jo vetëm për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, por edhe për rrugëtimin dhe planet e saj në muzikë.

Ajo ka ndarë detaje mbi projektin e saj më të fundit “Detaj”, duke treguar se kënga është një pasqyrim i fortë i karakterit të saj dhe mënyrës si e sheh jetën.

Të lidhura

None found

“Në tekst thua ia del vetë, nuk kam nevojë për ty, zemrën time nuk e blen dot me miliona, a je kështu edhe në jetën e vërtetë?” – ishte një nga pyetjet gjatë intervistës.

“Po, jam, përndryshe nuk e kisha pranuar kurrë këtë tekst. Kënga është prodhuar nga Aleks Gjonpalaj dhe është shkruar nga Stivi Ushe dhe kurrë nuk do kisha pranuar një tekst që nuk e ndiej”, u shpreh ajo, duke theksuar lidhjen personale me muzikën që interpreton.

Juela tregoi se ka qenë e lidhur me artin që në fëmijëri, duke kujtuar daljen e saj të parë në skenë në moshën 6-vjeçare në Pallatin e Kulturës në Laç, moment që sipas saj ka shënuar fillimin e një pasioni të madh për muzikën.

“Kam studiuar, kam punuar, por muzikën nuk e kam lënë kurrë. Kam bërë shumë sakrifica dhe kam ndjerë gjithmonë se kam lindur për këtë gjë”, tha këngëtarja.

Sa i përket drejtimit të saj artistik, ajo u shpreh se për momentin dëshiron të fokusohet te këngët ritmike dhe energjike, që sjellin pozitivitet, por nuk përjashton as baladat në të ardhmen, pasi i pëlqen shumë interpretimi emocional.

Në fund të intervistës, Juela la të kuptohet se një bashkëpunim i ri është në horizont.

“Sigurisht, ka diçka. Do të vijë shpejt një bashkëpunim, shpresoj në qershor. Është një artist goxha i njohur”, zbuloi ajo, duke lënë publikun kurioz për emrin që fshihet pas projektit të ri.

Të Lidhura:

  1. Karriera e saj muzikore, Aurela Gaçe: S’më janë bërë gjërat me një kërcitje gishtash
  2. “Jam ndjerë i ofenduar”/ G Bani: Danja, një provinciale që donte të bëhej qytetare
  3. Dj Gimbo: Ish e dashura më ka tradhtuar me kolegun tim!
  4. Publikohen pamjet e ndërhyrjeve të Brikenës para BBVA, reagime të shumta në rrjet

Të Ngjashme