ShowBizzz

Selin Bollati ndan dedikimin e veçantë për Dj Gimbon!

Fituesja e Big Brother Vip, Selin Bollati ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta me DJ Gimbon përmes InstaStory, duke shprehur edhe një herë afërsinë dhe dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

Në fotografitë e publikuara, dyshja shfaqen së bashku, derisa Selin ka zgjedhur një dedikim të veçantë.

“Je shoku im i ngushtë”, ka shkruar ajo krahas postimit duke treguar raportin e afërt që kanë krijuar. Edhe pas përfundimit të aventurës së tyre në Big Brother VIP Albania 5, Selin dhe DJ Gimbo kanë vazhduar të jenë pranë njëri-tjetrit dhe të ndajnë momente që dëshmojnë lidhjen e fortë mes tyre.

Të Ngjashme