Dy aksidente njëherazi kanë ndodhur ditën e sotme në Pogradec, konkretisht në Qafë Plloçë dhe në aksin Pogradec-Qafë Thanë.
Në aksidentin e parë një mjet ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës në rrugën e re të Qafë Plloçës. Mësohet se i lënduar ka mbetur drejtuesi i mjetit i cili u transportua në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore.
See also Vrasja e Behar Sofisë/ Gjykata e Lartë vulos vendimin, 127 vite burg për autorët e krimitSipas bluzave të bardha, drejtuesi është jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak mund të jetë bërë një përgjumje e drejtuesit çka ka sjellë humbjen e kontrollit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën zbardhjen e plotë të rrethanave.
Ndërkohë aksidenti i dytë ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë, ku mjeti po ashtu ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore, si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit. Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësorë.
See also Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta gazetarja shumë e njohur shqiptare (Foto/EMRI)
