ShowBizzz

Shakira akuzohet për plagjiaturë për këngën e re

Shakira është sërish në qendër të vëmendjes, por këtë herë për muzikë.

Në fillim të kësaj jave ajo publikoi videoklipin e këngës së saj të re, “Acrostico” , ku së bashku me kolumbianen shfaqeshin dy fëmijët që ndan me Gerard Piquen, Milan dhe Sasha.

Të dy shihen në piano dhe madje dëgjohen duke kënduar disa vargje të këngës.

TS Poll - Loading poll ...

Përfshirja e dy fëmijëve ka shkaktuar mjaft bujë dhe polemika edhe te fansat e artistes së famshme, të cilët mendojnë se ata nuk duhet të shfaqeshin në klip.

Por nuk është e vetmja polemikë që ka lindur rreth “Acrostico” pasi është thënë që Paula Matheus e ka akuzuar meqë ngjason shumë me këngën e saj “Te dije la verdad”.

Artistja ka vendosur tekstin e mëposhtëm dhe shtoi: “Po më duket, por dyshoj se Shakira ka bërë plagjiaturë”.

“Janë gjëra që ndodhin në muzikë ndonjëherë që janë rastësi (e imagjinoj)”, tha Mattheus.

Më pas, në një rrëfim tjetër, këngëtarja vuri në dukje se “është e vërtetë që duken njësoj” dhe përfundoi me “por kjo është një gjë e mirë”.

Nuk është hera e parë që kolumbianja akuzohet për plagjiaturë, kjo ka ndodhur së fundmi me këngën që ka bërë me Bizarrap në të cilën thuhej se kishte shumë ngjashmëri me “Solo tu” të Briellas.