Në gjykatore të mërkurën arritën të parët.
Janë këta familjarë të Florim Zanit, i vrarë në vitin 2024 në Zllakuqan.
I gjithë rasti kishte ndodhur pas një pëplasje verbale, ku u godit me thikë nga komshiu i tij, Skender Krasniqi.
Gjithcka kishte nisur pas mosmarrëveshjeve në rrjetin social “TikTok”, mes djalit të dorasit dhe nipit të viktimes.
E të mërkurën, palët u thirren edhe një herë për ta dëgjuar fjalën e fundit të Gjykatës.
I pranishëm në sallë nuk ishte i akuzuari Skender Krasniqi, të cilin Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli fajtor.
“Për veprën penale vrasja dënim me burgim prej kohëzgjatje prej 22 vitesh. Për veprën penale “mbajtje në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 vitesh e gjashtë muaj. Ashtu që të njëjtit, i shqipton dënim unik më burgim në kohëzgjatje prej 24 vitesh”, ka thënë Beka.
Më pas, kryetari i trupit gjykues, Gent Beka, vendimin e arsyetoi në këtë mënyrë.
“Trupi gjykues pas vlerësimit dhe analizimit të të gjitha shkresave të lëndës, dëshmive të dhëna nga dëshmitarët në shqyrtim gjyqësor dhe provat materiale të administruara në këtë shqyrtim gjyqësor, ka gjetur se i pandehuri Skender Krasniqi, është përgjegjës penalisht për shkak të veprimeve të tij që çojnë tek vepra penale vrasje nga neni 172”, ka thënë tutje Beka.
E ndaj këtij vendimi, mbrojtja e të akuzuarit, paralajmëroi ankesë.
“Ka qenë pak a shumë i pritshëm, ne do ta apelojmë” , u shpreh Rama.
Në fjalët përfundimtarë të palëve, familja e viktimës kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarin.
