Lajme

Shkëlzen Gashi paralajmëron opozitën: Nëse shkojmë sërish në zgjedhje, rezultati ka me qenë veç ma i keq

Analisti Shkëlzen Gashi ka paralajmëruar partitë opozitare se një tjetër proces zgjedhor mund t’ua përkeqësojë rezultatin.

Gashi ka ironizuar me situatën duke iu referuar shkrimtarit Bertolt Brecht dhe poezisë së tij “Zgjidhja”, duke sugjeruar se nëse opozita e humb besimin e qytetarëve, mund të përfundojë duke dashur “ta ndërrojë popullin”.

Postimi i plotë:

Partitë opozitare duhet ta kenë të qartë se nëse e çojnë vendin edhe nji herë në zgjedhje, rezultati ka me qenë veç ma i keq për to.

Ndoshta atëherë kanë me kërku, siç do të thoshte Bertolt Brecht, me e ndërru popullin.

Mbas kryengritjes së 17 qershorit 1953 në Gjermaninë Lindore, Brecht-i e shkroi poezinë e tij të famshme “Zgjidhja”. Po ia lejoj vetes një përshtatje të vogël: “qeverinë” po e zëvendësoj me “opozitën”:

Mbas kryengritjes më 17 qershor Sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve shpërndau fletushka në Stalinallee që thoshin se populli e kishte humbë besimin e opozitës dhe mund ta kthente veç me përpjekje të dyfishueme.

A s’kish me qenë ma lehtë n’atë rast që opozita ta shkarkonte popullin dhe ta zgjedhte nji tjetër?

Të Ngjashme