Lajme

Shkodra vlerëson se kriza në LDK do të thellohet pas Kuvendit të jashtëzakonshëm

Analisti politik, Selam Shkodra ka vlerësuar se problemet në LDK pas Kuvendit të jashtëzakonshëm do të thellohen edhe më shumë.

Ai ka thënë se nga ky Kuvend do të dalin dy fraksione.

Sipas Shkodrës në situatën aktuale, LDK nuk është në gjendje të kontribuojë as në krijimin e institucioneve.

“Nga ky pozicion LDK nuk mund të kontribuojë as për t’i tejkaluar problemet e brendshme. Thirrja e Kuvendnit nuk është për t’i tejkaluara problemet por për t’i thelluar ato. Nga aty do të dalin dy fraksione e cila njëra tjetrës ia mohon të drejtën për të qeverisë edhe në 4 vitet e ardhshme në LDK”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Shkodra ka thënë se LDK është në krizë të thellë dhe se udhëheqësit e saj ka humbur pushtetin brenda partisë.

Ai ka kritikuar kryetarin e saj Lumir Abdixhikun për vendimet e tij në dy vitet e fundit dhe refuzimin për koalicion me LDK-në, duke thënë se kanë qenë kundër vullnetit të anëtarësisë dhe elektoratit.

LDK ka filluar shqyrtimin e nënshkrimeve të dorëzuar për Kuvendin e jashtëzakonshëm ku do të kërkohet shkarkimi i Abdixhikut.

Nga kjo parti kanë thënë se synojnë që Kuvendi të mbahet para 7 gushtit, kur është afati i fundit për konstituimin e Kuvendit.

 

 

 

Të Ngjashme