Lajme

Shpërthen tritol në një automjet, detajet e para

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të kësaj të mërkure në Krujë.

Sipas informacioneve paraprake, një sasi tritoli i është vendosur një automjeti në pronësi të Dervish Gunit, 60 vjeç.

Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, 60-vjeçari ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe se nuk ka dijeni për autorët apo motivet e ngjarjes.

See also  Zbardhen emrat e 33 të arrestuarve për skandalin e 102 kontejnerëve me mbetjeve të rrezikshme të “Kurum”! Në pranga dy administratorët turq! Nga Arta Dollani, te Gjovana Sokoli!Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të shpërthimit, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës.

Të Ngjashme